Antoine Griezmann i prin bindshëm garës për Këpucën e Artë të Euro 2016.
Francazi me dy golat ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale ka kaluar në totalin prej gjashtë golave të shënuar dhe dy asistimeve.
Ai ka tre gola më shumë se pozita e dytë, që mbahet nga ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo.
I treti dhe i katërti janë francezë. Olivier Giroud dhe Dimitri Payet kanë nga tre gola, aq sa kanë edhe Gareth Bale e Luis Nani në pozitat pesë dhe gjashtë.
Këta janë top gjashtë golashënuesit më të mirë deri tani në Euro 2016:
1 Antoine Griezmann, Franca: 6 gola (2 asiste, 335 minuta)
2 Cristiano Ronaldo, Portugali: 3 gola (3 asiste, 600 minuta)
3 Olivier Giroud, Franca: 3 gola (2 asiste, 378 minuta)
4 Dimitri Payet, Franca: 3 gola (2 asiste, 446 minuta)
5 Gareth Bale, Uells: 3 gola (1 assist, 533 minuta)
6 Nani, Portugali: 3 gola (1 assist, 586 minuta)