Site icon Telegrafi

Cili është ushqimi më i mirë për vogëlushin tuaj?

Perimet të freskëta ose të ngrira, janë të preferueshme në sasi të vogla

E pavërtetë. Një pure e bërë në shtëpi me perime të freskëta ose të ngrira është ushqim i pazëvendësueshëm për fëmijën. Por duhet që të tregoni kujdes në sasinë e kripës, që duhet të jetë e limituar dhe perimet të jenë të pastruara me shumë kujdes për të larguar kështu mundësinë e helmimeve me pesticide apo nitrate, që janë të rrezikshme për foshnjat, transmeton Telegrafi.

Për të stimuluar shijen e fëmijës, duhet t’i japim të provojë gjithçka

E pavërtetë. Mund të ndodhë që përdorimi i parakohshëm i ushqimeve si psh, kivi, mund të favorizojë alergjitë. Por nuk duhet të harrojmë që vendin kryesor në ushqimin e fëmijës duhet ta zërë qumështi i nënës deri në moshën 4 mujore.

Mund ta përgatisim biberonin me ujin e çezmës

E pavërtetë. Që nga mosha 4 mujore mund ta përdorësh por vetëm duhet të dihet nëse është një ujë i kontrolluar ndaj baktereve, megjithëse në qytet e mëdha uji i rezervuarëve është i kontrolluar. Megjithatë për siguri do të ishte mirë që ujin më parë ta zienit.

Mishi, kujdes nga mbidozat

Zakoni që i mësojmë fëmijëve mbi moshën 3 vjeç që të hanë shumë proteina (mish, peshk, vezë, produkte qumështi) rrezikon që më vonë të kalojnë në obezitet. Vogëlushët që hanë në kolektiv, kopsht, çerdhe, kanë sasinë e përcaktuar (të mishit, vezëve) për ditën. Në darkë, perime, një produkt qumështi dhe një frut janë më se të mjaftueshëm.

Sallamet janë të ndaluara për fëmijën

E pavërtetë. Sallami është një nga burimet kryesore të yndyrës, por duhet vendosur në mënyrë proporcionale me mishin, peshkun dhe vezët.

Fëmija duhet të hajë perime

E vërtetë dhe e pavërtetë. Perimet sjellin kripëra minerale që janë të domosdoshme, por nëse fëmija juaj shtrembërohet para fasuleve, mos e sforconi: rrezikoni t’ia shpifni përfundimisht. Për të ruajtur një ekuilibër ushqimor, propozojini atij perime të freskëta që nga mosha 18 mujore (kastravecë, karota…).

Ai duhet të hajë vetëm të verdhën e vezës

E vërtetë dhe e pavërtetë. Ju mund t’i jepni njëlloj si të bardhën dhe të verdhën, por nëse e bardha është një përbërës alergjik, preferoni vezë të freskëta. Nëse prindërit janë alergjikë, nuk duhet që fëmijës t’i jepni vezë deri në moshën 1 vjeçare. Megjithatë ju mund t’i jepni vezë fëmijës në vend të mishit ose të peshkut 1-2 herë në javë dhe jo më tepër…

Duhet ta provojmë me çdo kusht nga bonbonet

E pavërtetë. Sa më shumë t’ia ndalojmë aq më shumë do t’i kërkojë. Përkundrazi, nëse ia banalizoni konsumin e sheqernave vetëm atëherë do t’ia ulni dëshirën për to. Më mirë që ai t’i konsiderojë si kënaqësi të rastësishme.

Lëngu i frutave është i domosdoshëm për fëmijën në muajt e parë

E pavërtetë. Qumështi i nënës përmban vitaminën C për të cilin fëmija ka nevojë. Pra lëngu i frutave nuk ka asnjë interes ushqyes.

Duhet t’i japim fëmijës produkte të lehta që janë specifike

E vërtetë. Produktet e lehta që janë specifike për fëmijë, si psh, kosi i frutave, janë të ushqyeshme, por do të jetë mirë që ato të jenë të kontrolluara.

Fëmijët i dinë nevojat e tyre

E vërtetë. Ai konsumon aq sa ka nevojë, sidomos ushqime të shijshme si ëmbëlsirat dhe çokollatat. E kotë ta ndalojmë, ai do t’i hajë dhe do ta plotësojë ushqimin në vaktet pasardhëse. /Telegrafi/

Exit mobile version