Telegrafi

Cili është telefoni më i mirë për momentin, që ia kalon edhe iPhone 6s?

Në një hulumtim të fundit është thënë se modeli më i ri i telefonit – OnePlus 3 e tejkalon iPhone 6S, LG G5 dhe Sony Xperia Z5.

TechRadar ka bërë krahasimin e pajisjeve më të mira në treg dhe ka rezultuar në disfatë për iPhone 6S nga OnePlus 3.

“Është shumë i mirë por jo perfekt.” – thuhet në deklaratën e TechRadar. Pajisja e re nuk ka micro kartelën që mundëson rritjen e kapacitetit të hapësirës ruajtëse dhe nuk mund të krahasohet me Galaxy S7 apo HTC 10.

Ky rezultat mund të ndryshojë përsëri kur iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus hyjnë në treg, së bashku me Galaxy Note 7.