Telegrafi

Cili është raporti i Meritonit me Unikkatilin e çfarë mendimi ka për Getoar Selimin?!

Reperi Meriton Ademi nuk njihet për ‘dissa’ në shoubiz e madje është tejet i kujdesshëm në fjalorin e tij kur përmenden kolegët e industrisë muzikore.

Por, në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” përmendi dy figura të njohura të zhanrit që kultivon.

Fjala është për Unikkatilin, me të cilin ka edhe njohje private e madje e vlerësoi shumë për njeriun që është, teksa nuk e mohon dëshirën e një bashkëpunimi.

Por fjalët e mira nuk munguan as për Getoar Selimin, duke vlerësuar punën që reperi ka bërë në hapjen e dyerve edhe për artistët që erdhën e do të vijnë në muzikën shqipe.