Telegrafi

Cili është qyteti me numrin më të madh të beqarëve?

Analiza e detajuar tregon se në disa zona jetojnë më tepër se 50 për qind të njerëzve që janë të palidhur, ku qyteti i Islingtonit qëndron në krye të listës.

Rreth dy e treta e beqarëve janë burra dhe 57 për qind janë gra.

Numri total i beqarëve ka arritur në 23 milionë në vitin 2011. Kjo përbën 51 për qind të popullsisë, duke tejkaluar numrin e çifteve.

Mosha mesatare e të rriturve, që nuk kishin qenë ndonjëherë të martuar ishte 27.5.

Në vitin 2001, shifra e “të pamartuarve” ishte vetëm 19.4 për qind.

Zyra e statistikave tha se “Rritja e popullatës beqare mund të jetë rezultat i një numri faktorësh, duke përfshirë uljen e martesave, që prej viteve 1970 dhe rritjen e pranimit social për të qenët beqar ose bashkëjetues (edhe nëse nuk martohesh ose rimartohesh pas një divorci)”.

Po ashtu, popullata beqare po plaket, pjesërisht si rezultat i faktit se shumë njerëz po divorcohen dhe po mbeten beqarë. Hartat bëjnë një paraqitje të përqindjeve të grave dhe burrave të pamartuar në qytetet e Anglisë. Islingtoni ndodhet në krye të listës, me numrin më të madh të meshkujve dhe femrave beqare./topchannel/