Kompania e vide lojërave EA Sports, sapo ka shpërndarë në treg lojën më të re FIFA 17.
Për adhuruesit e kësaj loje të magjishme, është një lajm shumë i mirë për futbollistët që janë më të shpejtit në këtë lojë.
Të gjithëve mendja ju shkon tek Cristiano Ronaldo, Gareth Bale apo Theo Walcott.
Mirëpo një video që po qarkullon, tregon se futbollisti më i shpejtë është afrikani Mathis Bolly i skuadrës nga Bundesliga e dytë gjermane Greuther Furth, ku është bashkëlojtarë me dy futbollistët shqiptarë Veton Berishën dhe Jurgen Gjasulën.
Në pozitën e dytë vendoset sulmuesi uellsian Gareth Bale, ndërsa në të tretën një afrikan tjetër i cili është Pierre Emerick Aubameyang.
Në pozitën e katër ka dalë futbollisti më i mirë në botë për vitin e fundit, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/