Ju mund të mendoni se dini çdo gjë rreth festivalit “Eurovision”, por a e iu ka shkuar në mendje se cila është gjuha më pak e përdorur në këtë kompeticion? Ajo gjuhë është e ashtuquajtura “gjuha e shenjave”.
Ndërsa përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar, SuRie, përgatitet për të kënduar këngën e saj “Storm”, të shtunën në finalen e madhe në Lisbonë, kjo performancë mendohet se do të jetë e pasuruar me gjuhën e shenjave, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.
SuRie e stërvitur në mënyrë klasike (një kombinim i emrave të saj Susanna dhe Marie), nga Hertfordshire, u sugjerua nga një fans i saj, Tom Moran, i cili i dërgoi një video ‘selfie’ të tijën, duke i dhënë asaj idenë për klipin.
Moran, i cili nuk është i shurdhër, përdor gjuhën e shenjave për të folur me shumë nga anëtarët e familjes së tij që janë të shurdhër.
SuRie u mahnit nga gjesti i Moran, i cili shprehu dëshirën e tij për të ndihmuar në xhirimin e klipit.
“Unë kam qenë me të vërtetë e interesuar të mësoj BSL-në (Gjuhën e shenjave) para disa kohësh”, thotë SuRie. “Por kjo ishte hera e parë që unë e kisha bërë atë në të vërtetë”.
“Ai ishte atje pas kamerës me mua për të më siguruar që gjithçka ishte e saktë”.
Moran u impresionua me përpjekjet e SuRies dhe donte të shikonte versionin përfundimtar të klipit.
Ai tha: “Është kaq e rëndësishme që ne të rrisim aksesin e muzikës dhe përfshirjen e Eurovisionit për të gjithë”.
Ndërsa SuRie është e para që e bën muzikën e saj më të arritshme përpara konkurrencës, kjo nuk është hera e parë që Eurosizioni ka promovuar këngë për komunitetin e të shurdhërve.
Që nga viti 2015, Bashkimi Europian i Transmetimeve (EBU), i cili prodhon Eurovisionin, ka bashkëpunuar me transmetuesin kombëtar të çdo vendi pritës për të ofruar përkthyes të gjuhës së shenjave si pjesë e një skeme të quajtur “Shenjat e Eurovisionit”.
Nisma përdor shenjën ndërkombëtare, ose IS, i cili është një version më i përgjithësuar i gjuhës së shenjave dhe kombinon shenja nga gjuhë të ndryshme të shenjave.
Sidoqoftë, IS ndryshon nga gjuhët e tjera të shenjave në mënyrën se si mbështetet në gjestet për të përcjellë kuptimin.
Përkthyesit përdorin shenja, si dhe gjuhën e trupit, për të përkthyer këngët dhe gjithashtu kërcimet. Qëllimi i përkthyesit është të tregojë historinë e këngës.
Është në dorën e rrjeteve televizive që të transmetojnë konkursin për të siguruar përkthyes të gjuhës së shenjave.
Deri më tani, nëntë vende janë në bord me Shenjat e Eurovisionit duke përfshirë Danimarkën, Norvegjinë dhe Austrinë.
Eva-Maria Hinterwirth e transmetuesit austriak ORF kishe thënë: “Ne gjithmonë themi se muzika është një gjuhë që kuptohet nga të gjithë.
“Dhe ne menduam se ne duhet ta bëjmë këtë botë të jetë realitet dhe të ofrojmë muzikë për të gjithë, përfshirë njerëzit e shurdhër”.
Suedia është veçanërisht e njohur për ofrimin e përkthyesve.
Tommy Krangh nga Suedia ka qenë i njohur për një performancë të tillë. Në vitin 2015 ai kishte arritur 3.7 milionë klikime në YouTube me një video, ku tregonte se si e përcjell me gjuhën e shenjave performancën e shtetit të tij.
Qasshmëria për njerëzit me aftësi të kufizuara është një temë e nxehtë në mesin e fansave të muzikës.
Në janar, Sally Reynolds, i cili është i shurdhër, mori masa ligjore kundër organizatorëve të një koncerti të Little Mix, pasi ai dha vetëm një përkthyes BSL për aktin e titullarit dhe jo për aktet mbështetëse.
Organizatorët fillimisht kishin refuzuar të siguronin një përkthyes duke thënë se ishte përgjegjësia e konsumatorëve për ta rregulluar atë.
Por sipas Aktit të Barazisë së vitit 2010, çdo organizatë që ofron një shërbim për publikun është në detyrë për të bërë rregullime të arsyeshme për të siguruar që përvoja e personave me aftësi të kufizuara të jetë sa më afër e mundur dhe e barabartë me atë të personave pa aftësi të kufizuara. /Telegrafi/