Aftet në gojë duken në formë të ulcerave të rrumbullakëta ose ovale, qartë të kufizuara me një zonë të ngritur të skuqur. Paraqitjes së çdo afte i paraprin skuqja dhe djegia e lehtë e asaj pjese të mukozës, në të cilën më pastaj paraqitet një flluskë e mbushur me lëng të kthjellët. Për shkak të mbështjellësit të hollë, flluska shpejt pëlcet, me ç’rast del lëngu, dhe në atë vend mbetet plagë.
Ethet (herpesi) janë një infeksion viral i epitelit të lëkurës dhe mukozës. Fillimisht ndjehen një pickim i lehtë dhe një ndjenjë nxehtësie tek vendi i skuqur i buzës. Në pak orë formohen disa flluska të vogla të mbushura me lëng pothuaj transparent, të cilat japin një dhimbje me intensitet në rritje… /Telegrafi/