Site icon Telegrafi

Cili aplikacion di më shumë për ty?

Sa herë që mendoni se diçka është falas në Internet, mendoni përsëri – me siguri e keni paguar atë me privatësinë tuaj.

Është një sekret i hapur që shumë kompani sigurojnë jetesën nga të dhënat personale të përdoruesve, sepse i ndihmon ata si në vendosjen e reklamave ashtu edhe në vendosjen e përmbajtjes, transmeton Telegrafi.

Disa aplikacione, posaçërisht rrjetet sociale, përdorin shumë të dhëna personale, ndërsa disa jo.

Këtu është një listë e bërë nga kompania analitike Clario, me 10 aplikacione që përdorin shumicën e të dhënave tuaja.

* Facebook – 70% e të dhënave personale të mbledhura
* Instagram – 58.82%
* Tinder – 55.88%
* Grindr – 52.94%
* Uber – 52.94%
* Strava – 41.18%
* Tesco – 38.24%
* Spotify – 35.29%
* MyFitnessPal – 35.29%
* Jet2 – 35.29%

Nëse nuk doni që aplikacionet të dinë gjithçka për ju (dhe ne shpesh u tregojmë atyre më shumë sesa duhet), kontrolloni te Settings për të parë se si mund të kufizoni sasinë e informacionit personal të përpunuar. /Telegrafi/

Exit mobile version