Site icon Telegrafi

Cilët VIP të Kosovës do të marrin pjesë në martesën mbretërore shqiptare?

Na ndajnë 24 orë nga ngjarja e jashtëzakonshme, martesa mbretërore e Lartë Madhërisë Princ Leka II i Shqiptarëve dhe të fejuarës, aktores Elia Zahahria.

Telegrafi zbulon disa nga personalitete publike të artit dhe kulturës nga Kosova që janë të ftuar nderi në ceremoninë martesore.

Regjisori Ilir Bokshi, Albulena Kryeziu, aktorja më e mirë e shpallur nga“Mediterranean Film Festival”, artisti Shkumbin Tafilaj, këngëtarja Rona Nishliu, kreatorja e modës Njomëza Luci dhe Blerina Kllokoqi Rugova.


Kjo e fundit është konfirmuar si kreatorja e fustanit të bardhë të Elia Zaharia, e cila pritet të shfaqet për publikun në ceremoninë e celebrimit më 8 tetor në Pallatin Mbretëror në Tiranë, konfirmohet se ceremonia e kurorëzimit është publike për mediat vendore dhe ndërkombëtare të akredituara dhe do të udhëhiqet nga Kryetari i Bashkisë së Tirans, Erjon Velija.

Lexo po ashtu Një histori dashurie e rrallë: Elia Zaharia dhe Princ Leka II

Mësohet së edhe përfaqësues politik nga Kosova janë në mesin e 700 të ftuarve. /Telegrafi/

Exit mobile version