Site icon Telegrafi

Cilët udhëheqës botërorë nuk ia uruan ende fitoren Bidenit?

Pasi i fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara me 284 vota elektorale, Joe Biden pranoi urime të shumta nga udhëheqës të ndryshëm botërorë në përjashtim të disave.

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se ishte ende herët ta uronte Biden dhe shtoi se do të priste derisa të zgjidheshin “të gjitha çështjet ligjore” në këto zgjedhje, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë në mesin e liderëve që presidenti i ardhshëm nuk ka pranuar urime janë sikurse lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, presidenti rus Vladimir Putin, udhëheqësit e Arabisë Saudite, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, presidenti brazilian Jair Bolsonaro dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Kandidati i demokratëve, Joe Biden, fitoi zgjedhjet presidenciale duke e mposhtur kundërshtarin e tij, Donald Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version