Site icon Telegrafi

Cilët meshkuj janë më të mirët në seks

Seksin e kanë në vend të parë. I kushtojnë kujdes pamjes së tyre. Organizojnë mbrëmje në pishina “për persona të rritur”. E dini edhe ju: romantikë, qirinj, muzikë, trup i formuar bukur, i veshur me rroba banje…

Jemi më se të sigurt se nuk e keni ditur që danezët kanë jetë shumë të plotësuar seksuale, transmeton Telegrafi. Po jua tregojmë disa arsye për këtë: mbase mund të mësojmë edhe ne nga ata.

Janë mjaft liberalë, janë të parët në botë që kanë legalizuar filmat pornografikë, kujdesen për edukatën seksuale. Veç kësaj, kanë edhe programe të përkrahjes së çifteve homoseksuale.

I kushtojnë kujdes pamjes. Pos që vishen bukur, pothuajse çdo kund udhëtojnë me biçikletë, kështu që kanë trup atleti.

Zhveshja në vende publike u është gjë e zakonshme. Duke filluar nga banjat publike deri te plazhet e nudistëve, veshja dhe lakuriqësia në Danimarkë janë çështje individuale.

Organizojnë mbrëmje në pishina “për persona të rritur”. E dini edhe ju: romantikë, qirinj, muzikë, trup i formuar bukur, i veshur me rroba banje…

Kanalet televizive të cilat shfaqin filma pornografikë në këtë shtet konsiderohen si gjë e zakonshme.

Për seksin mësojnë në shkolla. Nga mosha 6 vjeç, fëmijët në shkollë mësojnë se si lindin bebet. Deri në moshën 13 vjeç ata mësojnë çdo gjë mbi homoseksualizmin, të drejtat e homoseksualëve, masturbimin, sëmundjet e ngjitëse seksuale…

Sipas statistikave, danezët bëjnë seks 46 për qind më shpesh kur janë jashtë shtëpisë.

Kanë kohë të “ushtrojnë”. Danezët kanë kohën më të shkurtër mesatare të punës – 34 orë në javë, që do të thotë se kanë 134 orë në javë të lira për të “ushtruar aksionin”. /Telegrafi/

Exit mobile version