Site icon Telegrafi

Cilët janë më të shëndetshëm: vegjetarianët apo mishngrënësit?

Pavarësisht se priren të mos konsumojnë alkool dhe duhan, e gjithashtu angazhohen më shumë në aktivitete fizike, sipas hulumtimeve të fundit, vegjetarianët janë në përgjithësi më pak të shëndetshëm krahas njerëzve që preferojnë konsumimin e mishit.

Personat të cilët nuk hanë mish apo produktet e mishit janë më të prirë të zhvillojnë sëmundje fizike dhe mendore – siç ka treguar studimi i fundit nga shkencëtarët austriakë, transmeton Telegrafi.

Përderisa vegjetarianët bëjnë një jetë më të shëndetshme, kualiteti i përgjithshëm i jetës së tyre është më i keq dhe rrjedhimisht kanë më shumë ‘nevojë’ për vëmendje mjekësore.

Pavarësisht se sa i shëndetshëm mund t’ju duket racioni i vegjetarianëve, ata janë më të prirë ndaj kancerit, alergjive dhe çrregullimeve mendore siç është depresioni.

Ekipi i shkencëtarëve austriakë, i udhëhequr nga doktoresha Natalie Burkert, ka mohuar akuzat se studimi i tyre është vetëm reklamim i industrisë së mishit, duke shtuar se do të bëhen hulumtime të mëtutjeshme për të zbuluar arsyen prapa këtyre rezultateve. /Telegrafi/

Exit mobile version