Site icon Telegrafi

Cilat janë raportet e Norës dhe Robertit (Video)

Jeta private e Nora Istrefit dhe Robert Berishës vazhdon të jetë temë e mediave rozë.

Përkundër mohimit të vazhdueshëm për ndarjen e tyre, spekulimet nuk kanë të ndalur, ashtu që çifti i famshëm detyrohen që t’u përgjigjen pyetjeve rreth kësaj çështjeje.

Derisa Nora po qëndron më e tërhequr, burri i saj ka dalë haptas për të thënë se ata janë bashkë dhe se nuk ka të vërtetë asgjë nga ato që thuhen.

“Janë të stabilizuara, ashtu siç kanë qenë gjithë jetën të stabilizuara”, ka sqaruar Roberti për emisionin Express të KTV-së.

Ai ka theksuar se spekulimet e vazhdueshme po i pengojnë çiftit, por edhe familjarëve të tyre, nga të cilët marrin vazhdimisht telefonata për këtë temë. /Telegrafi/

Exit mobile version