Site icon Telegrafi

Cilët janë më të fortë, dhëmbët e bardhë apo të verdhë

Dhëmbët e bardhë të bukur që i shohim nëpër filma duhet harruar që mund t’i kemi në realitet. Ato janë shtresa artificiale dhe nuk janë të shëndetshme. Dhëmbët e tillë nuk janë të fortë, kërkojnë kujdes të veçantë, sidomos atëherë kur jeni duke ngrënë ushqim.

Më të fuqishëm janë, padyshim, dhëmbët e shëndoshë, ndërsa ata nuk janë dhëmbë të bardhë. Së paku jo të tillë që zbardhohen sikur letra.

Dhëmbët e shëndoshë të natyrshëm janë për disa nuanca më të errët, prandaj duken sikur të jenë të verdhë.

Lexo po ashtu Soda e bikarbonatit dhe limoni dëmtojnë dhëmbët!

Ngjyra natyrore e smaltit të dhëmbëve është e kaltër në të bardhë, por ajo njëkohësisht është edhe paksa e tejdukshme, ashtu që në kombinim me të verdhën jep ngjyrën, e cila është ose e hirtë e ndritshme ose e verdhë e ndritshme.

Ngjyra e errët e dhëmbëve mund të jetë pasojë e pirjes së duhanit ose pasojë e ndonjë çrregullimi të rrallë metabolik. Kjo mund të rregullohet me zbardhimin dhe shkëlqimin e shtresës së sipërme të smaltit, e cila nëse realizohet nga ekspertët, asnjëherë nuk është e dëmshme. /Telegrafi/

Exit mobile version