Në Bosnjë e Hercegovinë mbiemri më i shpeshtë është Hoxhiq, kurse te sllovenët, çekët dhe polakët më së shpeshti mbiemri është Novak.
Vetëm në Slloveni janë 11 mijë persona që bartin emrin familjar Novak, transmeton Koha.net shkrimin e Dnevni Avaz.
Mbiemri më i shpeshtë në Kroaci është Horvat dhe këtë mbiemër e kanë 22 mijë njerëz. Kështu është edhe në Sllovaki .
Mbiemri më i shpeshtë në Evropë është mbiemri spanjoll Garcia.
Vetëm në Spanjë këtë mbiemër e kanë 1.378.000 ose 3,48 për qind e popullatës spanjolle. Smith –ët dominojnë në Britani, Martini në Francë e Muller në Gjermani.
Në Hungari, mbiemri familjar më i shpeshtë është Nadj.
Me këtë mbiemër janë 2, 4 për qind e popullatës, ose atë e bartin rreth 235 mijë veta.