Site icon Telegrafi

Cilët janë dy profesionet më profitabile në Kosovë dhe botë?

Në bazë të statistikave të Bankës Botërore, sektori i patundshmërive dhe ai ndërtimor përbëjnë rreth 25 % të bruto produktit vendor të Kosovës. Sektori ndërtimor dhe ai i patundshmërive është dëshmuar si sektori më i fuqishëm në Kosovë gjatë viteve të fundit.

Sipas Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, rreth 82.5 milionë euro është vlera e investimeve të huaja në sektorin e patundshmërisë në Kosovë vetëm në vitin 2014.

Në anën tjetër, sektori i energjisë në Kosovë paraqet përparësinë konkurruese të Kosovës. Sektori i energjisë është burim kyç për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të Kosovës.

Gjithashtu në fushën e efiçiencës së energjisë ka disa projekte të mbështetura financiarisht nga donatorët ndërkombëtarë, duke përfshirë por jo edhe duke u kufizuar me EU, Banka Botërore, kfW, UNDP, GIZ dhe EBRD, në total duke i tejkaluar 100 milionë euro.

Ndërsa në botë tregu i ndërtimeve dhe i energjisë kap shifra të triliona dollarëve.

Për t’u bërë pjesë e kësaj industrie që qarkullojnë shifra marramendëse të parave e keni mundësinë nëpërmjet të shkollimit të cilin e ofron Kolegji ESLG në programet më unike në Kosovë dhe rajon siç janë Menaxhimi i Energjisë niveli bachelor dhe Menaxhimi i Patundshmërive niveli bachelor dhe master.

Bëhuni pjesë e këtyre industrive duke zgjedhur profesionin tuaj profitabil në Kolegjin ESLG në: www.eukos.org. /Telegrafi/

Exit mobile version