Site icon Telegrafi

Cilësohet si gafa më e madhe e vitit deri më tani: Gazetarja e prezanton Wernerin si portieri Chelseat dhe Gjermanisë në Grand Prixin e Austrisë

Një gazetare në Grand Prixin e Austrisë prezantoi sulmuesin e Chelseat dhe Gjermanisë, Timo werner si një portier gjatë një interviste drejtpërdrejt në televizion.

Sulmuesi 25-vjeçar kaloi të dielën pasdite duke parë garën më të fundit Formula 1 në Kampionatin e Shoferëve në Styria.

Dhe gjatë ngjarjes, ai u thirr nga gazetarja e Sky Sports, Natalie Pinkham, e cila fillon intervistën në Red Bull Ring duke thënë: “Unë kam këtu Timo Werner. Portierin e Chelseat dhe Gjermanisë. Si jeni?”.

Gjermani me mirësjellje e injoron gabimin dhe vazhdon me intervistën e tij, por vetëm mund të imagjinohet reagimi i tij nën atë maskë. Ai mund të dëgjohet duke thënë: “Unë jam mirë, faleminderit!”.

Siç mund ta shikoni më poshtë, shumë njerëz në mediat sociale e kapën gafën, e natyrisht se nuk munguan as shakatë me gazetaren. /Telegrafi/

Exit mobile version