Telegrafi

Cilësia e lartë e produkteve të Dromeas jua mbron shëndetin dhe i parandalon problemet afatgjate shëndetësore

Në epokën që po jetojmë tani, më shumë se asnjëherë më parë janë shtuar problemet shëndetësore të cilat shfaqen si pasojë e qëndrimit ulur për periudha të gjata.

Dhe, siç tregojnë ekspertët, përveç qëndrimit ulur, shkaktar tjetër i këtyre problemeve janë edhe karriget me kualitet të dobët që u shkaktojnë përdoruesve probleme serioze afatgjate.

Disa prej problemeve shëndetësore që shfaqen si pasojë e qëndrimit ulur për periudha të gjata janë:

• Dhimbjet e mëdha të shpinës
• Shtypja e lartë e gjakut
• Sheqeri i lartë në gjak
• Rritja e nivelit të kolesterolit
• Rritja e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, etj.

Dromeas, lideri që i furnizon me mobilie institucionet dhe kompanitë më të fuqishme në botë, e ka parasysh këtë fakt, prandaj edhe garanton për kualitetin e lartë të produkteve të veta.

Në mënyrë që përdoruesit e mobilieve të Dromeas të kenë shëndet sa më të mirë dhe t’i parandalojnë rreziqet shëndetësore, kompania është siguruar që çdo produkt i veti t’i përfshijë këto vlera:

– Ergonomi
– Estetikë
– Qëndrueshmëri
– Shëndet dhe siguri për përdoruesin, etj.

Por, cilat janë përfitimet e qëndrimit ulur në karriget ergonomike të ofruara nga Dromeas?

Fillimisht duhet ta keni parasysh se qëndrimi ulur në karrige ergonomike nuk është luks – është domosdoshmëri!

Karriget ergonomike janë të afta të bëjnë ndryshime dramatike në shëndetin e punëtorëve, produktivitetin e tyre, kënaqësinë në punë, etj.

Duke marrë parasysh se 74% e punëtorëve përjetojnë dhimbje disa herë në javë, karriget ergonomike veprojnë duke iu përshtatur formës së trupit, duke i ofruar mbështetje adekuate shpinës dhe eshtrave tjerë, duke i mbajtur nyejt dhe indet në pozicione natyrale dhe neutrale, dhe kështu i parandalojnë dhimbjet e zakonshme dhe problemet tjera shëndetësore.

Studimet e kryera nga shkencëtarët amerikanë gjithashtu raportojnë se karriget ergonomike e reduktojnë stresin, e mbajnë stafin efiçient dhe e rrisin përkushtimin sepse punëtorët e vlerësojnë brengën e punëdhënësve për shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Në përgjithësi, hulumtimet tregojnë se kalimi në mobilie ergonomike mundet:

T’i zvogëlojë mungesat e punëtorëve në punë
– T’i zvogëlojë gabimet e punëtorëve
– T’i mbajë punëtorët të përqendruar në detyrat e tyre
– Ta rris përkushtimin e punëtorëve
– Ta rris kënaqësinë në punë
– Ta rris moralin e punëtorëve
– E demonstron përkushtimin e kompanisë për siguri dhe shëndet.

Prandaj, pavarësisht se çfarë pune bëni, karriget ergonomike gjithmonë janë investim i mençur.

Lidhur me ofertat dhe çdo informacion shtesë, kontaktoni në:

Tel: +383 49 463 800

E-mail: dromeasks@gmail.com

FACEBOOK: Dromeas Kosovë

artikull i sponsorizuar