Site icon Telegrafi

Cilësia e arsimit përplas LSDM-në me VMRO-DPMNE-në në Kuvend

Në vazhdimin e seancës së 92-të të Kuvendit të Maqedonisë është debatuar për arsimin në vend, temë që ka sjellë përplasje të ashpër LSDM – VMRO-DPMNE, transmeton Telegrafi.

Derisa LSDM kërkon përgjigje nëse do të bëhen dhe kur do të bëhen ndryshime në konceptim e testimit ekstern, pasi që partia në pushtet ka premtuar një gjë të këtillë, VMRO-DPNE nga ana tejtër përgjigjet se koncepti nuk është ideal, por që do të reformohet.

Opozita e përdori raportin shtetëror të Zyrës për Auditim, si tregues negativ të gjendjes së arsimit në vend. Sipas Dimovskës nga radhët e LSDM-së, vlerësimet qeveritare për investime në këtë sferë janë larg së vërtetës, ndërkaq Sollza Gërçeva tha se shuma e investuar, jo çdo herë tregon nëse paratë janë përdorur ashtu siç duhet, duke marrë si shembull uljen e cilësisë së arsimit për shkak të numrit më të madh të disperzimeve./Telegrafi/

Exit mobile version