Telegrafi

Cilësi, inovacion dhe kujdes ndaj klientit – rruga e Doleo Group drejt suksesit

Për më shumë se dy dekada, Doleo Group ka qenë një kompani e shquar në prodhimin e frutave të thata dhe të pjekura. Ajo që nisi si një biznes familjar i vogël, është zhvilluar në një udhëheqës tregu me një angazhim të palëkundur për cilësinë, inovacionin dhe kënaqësinë e klientit.

Rrugëtimi i tyre nisi me një kapacitet të thjeshtë prodhimi prej 100 deri në 150 kilogramë në ditë. Kurse, sot ata kanë një kapacitet prodhimi prej 4000 kilogramë – duke përfshirë këtu edhe pjekjen dhe paketimin e produkteve të tyre.

Angazhimi i Doleo Group për cilësinë është i dukshëm në çdo aspekt të biznesit të saj. Kompania i siguron arrat e saj nga 25 vende të ndryshe dhe secila kontrollohet për cilësinë para se të përpunohet. Doleo përdorë gjithashtu pajisje moderne për të siguruar që produktet e tyre të jenë vazhdimisht me cilësi të lartë.

Përveç cilësisë, Doleo ka një ekip të përkushtuar për shërbim ndaj klientit, të cilët janë në dispozicion që t’iu përgjigjen çdo pyetje dhe shqetësimi që mund të kenë klientët.

Doleo ofron një gamë të gjerë të produkteve të frutave të thata dhe pjekurinave në treg, duke përfshirë: lajthitë, fistekët, arrat indiane, leplebia, mix i frutave të thata dhe bajame. Secila prej tyre e punuar dhe pjekur me kujdes, në atë mënyrë që të shijohet në çdo moment.

Edhe pse e rrënjëzuar thellë në Prishtinë, ndikimi i Doleo Group shtrihet shumë përtej kufijve të saj lokalë. Bashkëpunimi i tyre me furnizues të shquar në të gjithë botën dhe përkushtimi për cilësinë i ka bërë të njohur si në tregun vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Por, planet e tyre shkojnë edhe më tej duke synuar zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e kualitetit – duke bërë kështu që Doleo të jetë edhe më konkurrues si në tregun vendor ashtu edhe në atë evropian. Një gjë e tillë do të ndikonte edhe në eksportin dhe rritjen e ekonomisë së vendit.

Historia e Doleo Group është një histori përkushtimi, pune dhe rritjeje. Nga fillimet e saj e deri tek statusi i tyre aktual – përkushtimi i tyre për cilësinë mbetet i pandryshuar. Me fokus në inovacion, kompania do të vazhdojë të ofrojë produkte të cilësisë së lartë.

Doleo është shija e cilësisë – provoni Doleo sot dhe kuptojeni vetë!

Për më shumë informacione vizitoni:

Facebook: Doleo Group
E-mail: info@doleogroup.com
Tel: 048 813 357