Reperi Viktor Paloka, i njohur si Unikkatili ka publikuar sot (e hënë) në llogarinë e tij zyrtare në Facebook një status, ku ka mbështetur kombëtaren shqiptare, duke bërë të ditur kështu se ai është i interesuar më shumë për lojën Shqipëri-Maqedoni.
Ndonëse ai vet është me prejardhje nga Kosova, prapë se prapë në postimin e tij ai nuk ka cekur mbështetje për dy shtetet veç e veç, por vetëm kombëtaren shqiptare, duke publikuar edhe këngën e tij “Kuq e zi”.
Shumica e komentuesve kanë mbështetur mendimin e Unikkatilit, teksa ka pasur edhe të tjerë të cilët e kanë kriitkuar për mos përmendjen e shtetit të Kosovës, i cili deputon për herë të parë këtë vit në kualifikmet për “Kampionatin Botëror 2018”. /Telegrafi/