Site icon Telegrafi

Cilat ushqime përkeqësojnë migrenën?

Në përbërje të ndonjë ushqimi vjen tiramina, respektivisht derivati i aminoacidit tirozinë. Ai mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut, dhimbje koke dhe migrenë te personat, të cilët edhe përndryshe kanë probleme me këto gjendje.

Nëse vuani shpesh nga dhimbjet e kokës ose migrena dhe keni tension të lartë të gjakut, ekspertët këshillojnë të shmangni këto ushqime:

• Mishin e tymosur dhe produktet e mishit të thatë
• Frutat e citrusit
• Djathin e vjetër
• Salcën e sojës
• Lakra turshi
• Rrushin
• Verën e kuqe

Shkencëtarët kanë konstatuar që tiramina, e cila, vjen në përbërje të rrushit redukton veprimin e antidepresivëve të caktuar, të cilët quhen inhibitorë joselektivë të monoaminooksidazës.

Personat që pinë këta antidepresivë kanë nevojë për kujdes të veçantë në ushqim, ndërsa ekspertët theksojnë që të mbajnë ditar të ushqimit, që me siguri të përcaktojnë se në cilin ushqim janë të ndjeshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version