Telegrafi

Cilat telefona do të prezantohen në MWC 2015 në Barcelonë?

Mirëpo, kjo datë nëkupton se prezantimi zyrtar i Galaxy S6 do të bëhet në të njëjtën kohë me telefonin e ardhshëm të serisë One nga rivali HTC, përkatësisht modelin poaq të avancuar HTC One M9.

HTC tashmë e ka planifikuar një ngjarje për pasditen e datës 1 mars, në të cilën pritet të shfaqet telefoni i shumë përfolur i saj.

Burimet e Chosun Ilbo sugjerojnë se Samsung ka shumë prototipa Galaxy S6 në përgatitje, por siç thuhet ende nuk ka përfunduar me dizajnin e telefonit.

Megjithatë, burimet e shumta të informacionit thonë se telefoni më i ri i Samsung "do të ketë një shtresë të jashtme në një material metalik" sikurse Galaxy Alpha dhe Galaxy Note 4.

Sa për rivalin e saj lokal LG, një ekzekutiv i kompanisë mësohet të ketë thënë se LG G4, pasardhësi i G3 të vitit të kaluar, nuk do të shfaqet në kongres, pasi që LG ka nevojë të "kalojë më shumë kohë në përsosjen e telefonit të saj të ri." Në vend të kësaj, është raportuar se LG do të shfaq pajisje tjera që bazohen në webOS.

Nëse të gjitha këto pajisje të avancuara mobile do të prezantohen në Kongresin Botëror Mobil (MWC) në Barcelonë, atëherë kjo do të jetë njëra ndër ngjarjet kryesore të vitit e cila prezanton modelet e shumë pritura të telefonave dhe tabletëve në sistemin operativ Android. (Telegrafi)