Argjentina ka marrë fitoren dhe pikët e para në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.
Të udhëhequr nga kapiteni Lionel Messi, argjentinasit kanë triumfuar ndaj Meksikës me rezultat të pastër 2-0.
Megjithatë ende vazhdon të mbetet e paqartë situata në Grupin C aty ku ndodhet Argjentina së bashku me Poloninë, Arabinë Saudite dhe Meksikën.
Polonia është e para në Grupin C me katër pikë, nga tre kanë Arabia dhe Argjentina derisa e fundit mbetet Meksika me vetëm një pikë.
Duelet e xhiros së fundit në Grupin C:
Argjentinë – Poloni
Meksikë – Arabia Saudite
Çfarë ndodh nëse Argjentina fiton?
Një fitore eventuale në sfidën e fundit do të bëjë që Argjentina të kapërcejë Poloninë në tabelë dhe të sigurojë biletën e saj për në raundin e 16-të.
Nëse ata do të përfundojnë të parët apo të dytët varet nga rezultati i lojës së Arabisë Saudite, pasi kundërshtarët e tyre të ndeshjes së parë do të përfundojnë gjithashtu me gjashtë pikë nëse mposhtin Meksikën, që do të thotë se diferenca e golave vendos se kush kryeson grupin.
Çfarë ndodh nëse Argjentina barazon?
Një barazim do të nënkuptonte që Argjentina të dilte e dyta në grup në rastin më të mirë pasi Polonia do të përfundojë përpara tyre.
Më pas gjithçka zbret në përplasjen e Arabisë Saudite me Meksikën. Nëse Arabia Saudite fiton, Argjentina është jashtë. Nëse barazojnë, Argjentina do të kaloj tutje. Nëse Meksika fiton, do të shikohet sërish golaverazhi.
Çfarë ndodh nëse Argjentina humb?
Një fitore e polakëve do t’i jepte fund para kohe ëndrrës së Messit për të ngritur Kupën e Botës.
Më pas Polonia do të kryesonte grupin, me fituesin e ndeshjes tjetër që do t’i shoqëronte. Për Arabinë Saudite, edhe një barazim do të mjaftonte në atë skenar.
Me kë mund të përballet Argjentina në 16-shen e fundit?
Fituesi i Grupit C do të përballet me vendin e dytë të Grupit D në fazën eliminatore. Siç qëndrojnë gjërat, kjo është Australia , por çdo ekip në grup ka ende një shans. Franca duket e destinuar për ta mbyllur në vendin e parë në grup, pasi tashmë ka shënuar përparim pas dy fitoreve, por Danimarka dhe Tunizia ende kanë gjallë shanset.
Nëse Argjentina do të përfundonte e dyta në grupin e saj, ajo mund të takohet me Francën në raundin tjetër, megjithëse ka ende një shans të vogël që Australia të përfundojë e para nëse të gjitha rezultatet shkojnë në rrugën e duhur në ditën e tretë të ndeshjes.
Cila do të jetë data dhe vendi për ndeshjen e 1/16-tës së Argjentinës?
Nëse Argjentina fiton Grupin C, ndeshja e saj në 1/16 do të zhvillohet në stadiumin Ahmad bin Ali më 3 dhjetor.
Nëse ata përfundojnë të dytët në grup, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Al Thumama një ditë më vonë. /Telegrafi/