Dje Google ka bërë njoftimin për lëshimin e Android 7.0 Nougat në pajisjet Nexus. Lista e pajisjeve që do të mbështeten me sistemin e ri operativ ka qenë e njejtë me atë të kohës kur ky sistem operativ ka qenë në fazën e zhvillimit.
Në këtë mënyrë, pronarët e Xperia Z3 të Sony-të kanë pritur përditësimin në versionin 7.0 të Android. Megjithatë, kjo pajisje nuk do të përfshihet në listën e pajisjeve që do të marrin përditësimin e Android.
Pajisja më e vjetër e Sony-të që do të merr Android Nougat do të jetë Xperia Z3+. Lista e plotë e pajisjeve Xperia që do të përfshihen në platformën e re Android është si në vijim:
- Xperia Z3+
- Xperia Z4 Tablet
- Xperia Z5
- Xperia Z5 Compact
- Xperia Z5 Premium
- Xperia X
- Xperia XA
- Xperia XA Ultra
- Xperia X Performance*
Z3 nuk është pajisja e vetme nga Sony që do të bëj mungesë në sistemin e ri operativ. Një tjetër shembull është edhe Xperia M4 Aqua, pajisje e nivelit të mesëm nga Sony e cila është lansuar para një viti e gjysmë.