Sporteli portativ tatimor i DAP në qershor do të vizitojë dhjetëra vendbanime, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në 7 qershor ata do të jenë në komunën Karbinci, më 8 qershor në Dollnen, më datën 9 në Lozovë, më datën 10 në Krivogashtan, më 15 qershor në Çashkë, më 16 qershor bë Zhitoshë, ndërsa më datë 23 do të jenë përsëri në Lozovë, më 24 në Debresht dhe Zërnovc, ndërsa më 27 qershor në Likovë. Takimet do të mbahen para ndërtesave komunale ose në qendrat e fshatrave nga ora 10 deri në ora 15, respektivisht nga ora 10 deri në ora 14.30.
Qytetarët dhe firmat, pa pasur nevojë ta lëshojnë vendbanimin ose selinë e tyre, mund ti përfitojnë të gjitha shërbimet dhe informatat tatimore përmes sporteleve portativ, ti dorëzojnë të gjithë llojet e fletëparaqitjeve tatimore, kërkesat, si dhe të pajisen me të gjitha dokumentet të cilat i lëshon Drejtoria e të ardhurave publike./Telegrafi/