Data4x, një kompani kosovare e cila merret me përpunimin e të dhënave, ka publikuar një statistikë interesante lidhur me atë se cilat komuna prijnë në industrinë e prodhimit.
Kjo kompani ka analizuar qarkullimin në industrinë e prodhimit përgjatë viteve 2018-2023 ku janë veçuar 10 komunat me qarkullimin më të madh në këtë industri.
Sipas Data4x, për vitin 2023 për herë të parë komuna e Prizrenit del e para për sa i përket qarkullimit në industrine e prodhimit, pasuar nga Prishtina.
Prizreni ka shënuar nje rritje te pergjithshme prej 15% krahasuar me vitin 2022.
Disa nga prodhuesit kryesor nga komuna e Prizrenit janë: ABI, EuroFood, Frutti, Liri, SatStyro, Tulltorja, etj.
Sipas Data4X, në vitin 2013 listën e bizneseve më fitimprurëse e ka kryesuar Elkos-i.
Ndërsa në top 5-she kanë bërë pjesë edhe KEK-u, KEDS-i, Telekomi i Kosovës dhe Hib Petrol.
E në vitin 2022, këto të dhëna kanë ndryshuar duke e renditur në pozitën e parë Kosovo Çalik Limak Energy (KCLE). Ndërkaq, në Top 5-she bëjnë pjesë edhe Elkos-i, Viva Fresh, KEK-u dhe Hib Petrol.
Kjo uebfaqe ka publikuar edhe listën me 10 kompanitë me qarkullimin më të lartë gjatë vitit 2022. Edhe këtë listë e kryeson Kosovo Çalik Limak Energy (KCLE) me fitim 380 milionë euro./Telegrafi/