Shumë dama të famshme tashmë kanë filluar të mbathin çizmet hit, atuja kryesore të cilave është ngjyra e tyre.
Fjala është për astragalët në nuancën e ashtuquajtur nudo, përkatësisht ngjyrë të lëkurës, e cila në mënyrë të përsosur u përshtaten këmbëve dhe i bëjnë vizualisht më të holla, që sigurojnë një dozë elegance, transmeton Telegrafi.
Njëra ndër iniciatoret e trendit është manekinia Gigi Hadid, e cila çizmet e saj nudo i ka dizajnuar vetë në bashkëpunim me disenjatorin e famshëm të këpucëve Stuart Weitzman.
Trendin e ri tashmë e kanë provuar motrat Kardashian, të cilat nuancën mikluese e bartin në mënyrën më të mirë të mundshme – nga koka deri te thembrat.
Manekinia Hailey Baldwin trendin nga rruga e ka transferuar edhe në tepihun e kuq, mirëpo vetëm astragalët në këtë ngjyrë mund të duken kaq bukur në kombinim me mini-fustanin.
Se vërtet fjala është për hitin e modës e ka konstatuar edhe dama e famshme dhe aktorja Olivia Culpo, e cila gjithmonë është në hap me trendët më të rinj dhe shpesh i inicion edhe vetë.
/Telegrafi/