Site icon Telegrafi

Cilat janë veturat elektrike që mund të përshkojnë më së shumti kilometra para se të zbrazet bateria?

Auto-klubi norvegjez NAF ka kryer një sërë testesh për matjen e autonomisë së disa modeleve të veturave elektrike që janë të disponueshme në treg – duke i vozitur derisa ato nuk u “fikën”.

Në total janë testuar 21 vetura, e secila prej tyre ka lëvizur derisa nuk është “zbrazur” bateria dhe motori është fikur, transmeton Telegrafi.

Të gjitha veturat e testuara kanë lëvizur në rrugën e njëjtë dhe të njëjtën ditë – me të njëjtat komanda të lëshuara siç është “klima” me qëllim që mos të jenë dallimet e mëdha në performansë.

Testimet kanë përfshirë ngasje të ndryshme nga ajo në qytet, autostradë e deri te terrenet malore. E më së shumti ka impresionuar BMW i3, me të cilën shoferët përshkuan 556,2 kilometra para se kjo veturë të ndalej.

Që i bie 20 për qind më shumë sesa vlerësimi i WLTP apo saktë thënë më shumë se 106 kilometra të parapara. E tri vetura që nuk e kanë arritur këtë ishin Polestar 2. Citroen e-C4 dhe Xpeng G3 që kanë rënën nën 3,5 përkatësisht 12 kilometra.

Tesla Model 3 Long Range ka qenë fitues dhe ka arritur të përshkoj 654,9 kilometra, i pasuar nga Ford Mustang Mach-E Long Range RWD me 617,9 kilometra apo vetëm 27 kilometra më pak sesa Tesla.

Volkswagen ID.3 ka arritur të kalojë 421 kilometra, e autonomia zyrtare e tij është 418 kilometra (versioni ID.3 PRO 539 kilometra të testuara fabrirkisht). /Telegrafi/

 

Exit mobile version