Telegrafi

Cilat janë simptomat e kancerit të vezoreve?

Kanceri i vezoreve, për të cilin deri vonë është menduar se nuk jep kurrfarë simptomash, është sëmundje që mund të shpjerë në përfundim të jetës. Mirëpo, një hulumtim i ri ka zbuluar se, megjithatë, ekzistojnë simptomat e hershme të kancerit të vezoreve. Dhe, nëse dimë për çfarë shenjash është fjala, sëmundja mund të diagnostikohet në stadet fillestare tub zhvillimit, në të cilat shkalla e shërueshmërisë është rreth 90%

Tri simptomat më të rëndësishme janë: shtangimet kronike dhe dhimbjet në abdomen, nevoja konstante për të urinuar dhe humbja e përnjëhershme e kontrollit të fshikës urinare, shpjegojnë gjinekologët.

Ndonëse vetëm 12% e femrave të sëmura i përkasin moshës nën 40 vjeçe, megjithatë, nëse i vëreni këto simptoma, paraqituni të gjinekologu. /Telegrafi/