Telegrafi

Cilat janë produktet alternative të kozmetikës?

Lexoni cilat prodhime mund t’i përdorni si zëvendësim për mjetet për largim të grimit, dhe cilat si ndihmë e parë gjatë akneve.

1. Shamponi si mjet për largim të grimit
Nëse mjetet për pastrim të fytyrës ju janë harxhuar, shamponi do t’ju ndihmojë nëse nuk e merrni prodhimin e përshtatshëm. Nxirrni pak shampon për bebe në pak ujë dhe me të pastroni grimin nga fytyra. Do t’jua pastrojë fytyrën pa ua acaruar sytë.

2. Regjenerator për flokë si shkumë për rrojtje
Nëse nuk keni regjenerator, ndihmë kërkoni tek xheli për dush. Përmbajtjet për kujdes do t’jua lehtësojnë rruajtjen pa e acaruar lëkurën.

3. Vazelinë si ndihmë gjatë acarimeve të lëkurës
Nëse e keni shprehi t’i lani duart me sapun dhe nuk e hiqnin unazën, krijohet mundësia që një pjesë e sapunit të mbetet në të, kjo më vonë do të shkaktojë acarime të lëkurës. Lehtë do t’i largoni me ndihmën e vazelinës ose cilido kremit tjetër.

4. Llak pa ngjyrë si mbrojtje nga ekzema
Nëse ju shfaqen skuqje nëpër lëkurë në vende ku ju prekin kopsat e metalta nga xhinset, ka shumë mundësi të jeni alergjik ndaj nikelit. Prandaj, lyeni me llak pa ngjyrë për thonj pjesën e brendshme të kopsave. Të njëjtën bëni me kopsat e tjera ose stolinë tjetër që ju krijojnë acarime në lëkurë.

5. Pastë për dhëmbë për largim të akneve
Nëse dëshironi në mënyrë të shpejtë t’ju ikin aknet të cilat sapo kanë filluar të paraqiten në fytyrën tuaj, merrni pastë për dhëmbë. Me një sasi shumë të vogël lyeni direkt në akne. Nuk do të jetë për pak orë, por keni kujdes në zgjidhjen e pastës. Pastat për zbardhje të dhëmbëve përmbajnë hidrogjen peroksid që do ta acarojë fytyrën, ndërsa pastat në formë të gjelit janë të thjeshta. Gjithashtu, ky proces i largimit të akneve nuk është i përshtatshëm për ata që kanë lëkurë të thatë dhe të ndjeshme, sepse pasta do ta thajë fytyrën akoma më shumë. /Telegrafi/