Telegrafi

Cilat janë pasojat e mbipeshës dhe obezitetit?

Sëmundjet si diabeti tipi 2, sëmundjet kardiovaskulare, shtypja e lartë e gjakut, niveli i lartë i kolesterolit që dikur njiheshin kryesisht si sëmundje e të rriturve, tani gjithnjë e më shumë i hasim edhe tek fëmijët me mbipeshë dhe obezë dhe kjo bën që ata të përballen shumë me herët me komplikimet të cilat pastaj kërkojnë trajtim të përjetshëm shëndetësore.

Edhe pse shumica e fëmijëve nuk duhet te vendosen në një regjim diete, menaxhimi i peshës me një kombinim te një diete sensibile dhe një aktiviteti të rregullt do t’i ndihmojë në kontrollimin e peshës se tyre.

Ekzistojnë fakte që mbështesin atë se konsumimi i tepërt i sheqerit përmes lëngjeve te pemëve dhe të gazuara, konsumimi i porcioneve te mëdha dhe zvogëlimi i vazhdueshëm i aktiviteteve fizike, luan një rol të madh në rritjen e nivelit te obezitetit në gjithë botën. /Telegrafi/