Keni vendosur të ushqeheni shëndetshëm, mirëpo nuk jeni të sigurt si të gatuani ushqimin? Po ju japim disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që racionet e kuzhinës suaj të jenë të shëndetshme.
Nuk është me rëndësi vetëm çka hani. Mënyra e gatimit gjithashtu ka ndikim vendimtar në atë se sa është i shëndetshëm ushqimi juaj, transmeton Telegrafi.
Zgara
E çfarë tjetër mund ta sjellë kuzhinën në natyrë përveç një zgare? Një piknik apo një drekë e këndshme në oborr, tashmë s’mund të kuptohen nëse mungon zgara. Kjo metodë është më së miri të përdoret për përgatitje të mishit dhe peshkut.
Zgara duhet të jetë e nxehur mirë para gatimit. Temperatura pastaj mund të përshtatet me ngritjen apo uljen e llamarinës. Disa lloje të mishrave, si salsiçet ose suxhuku përmbajnë për së tepërmi yndyrë për skarë, por mishi më pak i yndyrshëm si mishi i pulës ka nevojë vetëm për pak vaj ose mund ta marinohet për të fituar lagështi.
Zgara po ashtu është zgjidhje e mirë për përgatitjen e perimeve si domatet, kërpudhat dhe specat.
Teli në zgarë
Bëhet fjalë për metodën e gatimit në rrjetën metalike, në temperaturë më të larë, zakonisht në zgarë. Metoda është e shpejtë dhe e shëndetshme dhe shfrytëzon më pak vaj sesa fërgimi dhe ushqimit i jep pamje atraktive.
Telat janë idealë për copat e imëta të mishti, si edhe për peshk. Peshku në rrjetë teli është mënyrë tradicionale e përgatitjes së ushqimit në disa vende bregdetare. Peshku, i cili thahet nga lagështia e tepërt, vendoset në rrjetin shumë të nxehur, dhe gjatë pjekjes lyhet me rozmarinë të lagur në vaj ulliri.
Kur piqet peshku, vendoset në pjatë derisa është ende i butë dhe i nxehtë dhe në të qitet përzierja e veçantë e vajit të ullirit shtëpiak, uthullës, hudhrës së prerë imët, majdanozit, kripës dhe piperit.
Gatimi në folie
Copa të ushqimit mund të mbështillen në folien e aluminit, dhe pastaj të zihen në mikrovalë ose në avull. Gjatë këtij procesi mbesin të gjitha aromat dhe nutrientët e nevojshëm.
Kjo është mënyrë e mirë për të përgatitur peshkun ose mishin me pak yndyrë, i cili në furrë ose skarë mund të thahet.
Gatimi në avull
Gatimi me avull është shumë më natyrale dhe që përshtatet mirë për të përgatitur ushqime të lehta, të shëndetshme e që për shkak të teknikës së thjeshtë i lë shijet thelbësore dhe teksturën e përbërësve që gatuhen të paprekur. Për këtë mënyrë gatimi e nevojshme është që ushqimin ta vendosni mbi ujin e nxehur që avullon.
Aroma natyrore, ngjyra, forma dhe tekstura, si edhe vitaminat dhe mineralet, në këtë mënyrë mbesin në ushqim, çka gatimin në avull e bën zgjidhje shumë të shëndetshme. Në ujë mund të shtohet edhe qepa e prerë, perimet e prera si selino ose kopra, copëza limoni, erëza të freskëta, ashtu që aromat e tyre përshkojnë ushqimin derisa gatuhet.
Edhe pse ushqimi mund të lyhet me mëlmesa para se të vihet në avull, kurrë mos i kripni perimet, sepse kripa do të tërheq materiet dhe vitaminat ushqyese. /Telegrafi