Telegrafi

Cilat janë mënyrat për të parandaluar irritimin e lëkurës?

Nuk duhet ndërruar produkti i lëkurës, kur është i pranishëm irritimi. Fillimisht pretendohet të ndërpritet produkti i përdorur deri në atë kohë. Për disa persona rrezet e diellit mund të ndihmojnë në rehabilitimin e lëkurës. Disa nga irritimet e lëkurës mund të kufizohen edhe nga ndryshimi i rutinës ditore, p.sh. filtrimi i ujit të pijshëm, shtimi në dietën tuaj të përditshme i Omega -3, konsumimi i sa më shumë frutave dhe perimeve dhe duke eliminuar sa më shumë sheqerin dhe alkoolin.

Studimet kanë treguar se një lëkurë e ndjeshme dhe lehtësisht e irritueshme duhet të përdorë:
* produkte të cilat nuk kanë aroma të shtuara,
* që nuk përmbajnë formaldehid të cilat janë baza të konservuese,
* produkte që nuk përmbajnë SLS,
* pa vajra botanike ose esenciale,
* produkte me mungesë të mineraleve të rënda

/Telegrafi/