Site icon Telegrafi

Donika Gërvalla: Kam fakte për vrasjet e pasluftës, do t’i dorëzojë në Gjykatën Speciale (Video)

E bija e veprimtarit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjet e pasluftës të aktivistëve të LDK-së.

Ajo në InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se posedon fakte të shkruara të cilat tash sipas saj i ka deponuar në disa Gjykata, ndërsa të njëjtat thotë se do t’i bëjë edhe kur të nis së funksionuari edhe Gjykata Speciale.

Për gjitha këto vrasje, Gërvalla vazhdon ta akuzoi ish shefin e SHIK-ut, tash kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=QFa7LuJHyeg

Exit mobile version