Site icon Telegrafi

Cilat janë disa nga veçoritë interesante të Samsungut me Inteligjencë Artificiale

Pas prezantimit të serisë Galaxy S24, Samsung tani po iu ofron përdoruesve të tij më shumë mënyra për të bashkëvepruar me veçoritë me Inteligjencë Artificiale (Al).

Tani përdoruesit e Samsung do mund të përdorin edhe veçori të reja përmes asistentit Bixby.

Kjo aftësi u njoftua së fundmi nga kompania në një përpjekje për t’u dhënë përdoruesve të saj një mënyrë për të aktivizuar shpejt veçoritë me AI me komanda të thjeshta, transmeton Telegrafi.

Për momentin, këto veçori do të jenë të disponueshme vetëm me Bixby dhe përfshijnë përkthimin në kohë reale, korrigjimin e drejtshkrimit dhe krijimin e përmbledhjeve të faqeve në internet.

Për shembull, për të përkthyer një bisedë të drejtpërdrejtë, do t’iu duhet të thoni “Përshëndetje Bixby, aktivizo përkthyesin”, në vend që të kërkosh vetë opsionin në telefonin tënd.

Për më tepër, aftësia e asistentit të Samsung për të aktivizuar veçoritë me AI është e kufizuar në gjuhë specifike, si gjuhë angleze, gjermane, frënge, italiane, koreane, portugeze dhe spanjolle.

Megjithatë, mos e humbni shpresën edhe nëse posedoni një pajisje më të vjetër nga Samsung. Kjo pasi kompania ka konfirmuar se shumë nga veçoritë e AI do të shpërndahen edhe në pajisjet më të vjetra si Galaxy S23, Galaxy S23 FE, Galaxy Z Fold 5, Galaxy Z Flip 5, dhe Galaxyy Tab S9. /Telegrafi/

Exit mobile version