Familjet më të pasura në Spanjë janë bërë edhe më të pasura gjatë pandemisë.
Jo ekskluzivisht për shkak të pandemisë, por gjatë kohës së pandemisë, raporton marca.
Bie në sy pasuria e Amancio Ortega-s, pasuria e tij është 67 miliardë euro, 33.8 për qind e totalit të dhjetë njerëzve më të pasur në shtetin iberik, transmeton Telegrafi.
Pasuria e përbashkët e familjes së Pino Calvo Sotelos kap shifrat e 8.8 miliardë eurove ndërsa në pozitën e tretë renditet me 6.3 miliardë euro Sandra Ortega Mera.
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, zë vendin e 21-të me 1.7 miliard euro. Ana Botin në vendin e 55-të me 800 milionë euro.
Theksojmë se Julio Iglesias renditet i 62-ti me 750 milionë euro.
Top 10 e familjeve më të mëdha në Spanjë
Amancio Ortega, 67 miliardë euro
Familja e Pino Calvo Sotelos, 8.8 miliardë euro
Sandra Ortega Mera, 6.3 miliardë euro
Juan Roig dhe Hortensia Herrero, 6 miliardë euro
Daurella, 5.3 miliardë euro
Entrecanales, 4.9 miliardë euro
Grifols, 4 miliardë euro
Familjet Herraiz, Mahou dhe Gervas, 3,64 miliardë euro
Puig, 3.6 miliardë euro
Juan Carlos Escotet, 2.7 miliardë euro. /Telegrafi/