Telegrafi

Cilat janë akuzat që rëndojnë mbi Shukri Xhelilin

Ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, Shukri Xhelili do të hetohet në gjendje të lirë. Ndaj tij rëndojnë tre akuza.

“Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrë”, e mbetur në tentativë, “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këto janë tre akuzat e ngritura ndaj ish-kryebashkiakut i akuzuar se i kishte ofruar një vend pune një 20-vjeçareje në këmbim të favoreve seksuale.

Pas video-skandalit, që u transmetua në televizionin Ora Neës, qeveria shqiptare ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyra kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

Në filmimet e transmetuara të enjten në mbrëmje, Xhelili i kërkon favore seksuale një vajze të re për një vend pune.

Pasi i firmos kontratën, Xhelili dhe vajza takohen në Tiranë dhe shkojnë në një hotel në kryeqytet, mirëpo vajza, që kishte regjistruar gjithçka me kamerë, refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale duke u larguar nga hoteli në momentet e fundit, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova.

Të gjitha veprimet proceduriale janë kryer nën kryesimin e Prokurorit të rrethit Gjyqësor Dibër.