Telegrafi

Cilat fruta vjeshtore bëjnë çudi për shëndetin?

Manat (dudat) janë të pasura me hekur
“Manat janë pasuri e vërtet për pasqyrën e gjakut dhe dobitë nga kjo frutë qëndrojnë në maje të listës në mes frutave të tjera malore. Janë të pasura me hekur, ushqejnë qelizat e kuqe të gjakut dhe parandalojnë aneminë. Në njëqind gramë ka rreth 1,85 miligramë hekur”, ka thënë doktoresha Sarah Wilson për “Daily Mail”, transmeton Koha.net.

Përveç se janë të pasura me hekur, manat janë të pasura edhe me vitaminë C dhe resveratrol, antioskidantin i cili përndryshe gjendet në rrush. Disa studime të reja thonë që kjo substancë ndihmon në luftën kundër kancerit.

Lajthitë ruajnë zemrën
Kanë përqindje të lartë të yndyrave mono-të pangopura të cilat janë të mira për uljen e kolesterinës. Studimi i para disa viteve ka dëshmuar që rreth 35 për qind të meshkujve të cilët kanë ngrënë rregullisht lajthi kanë reduktuar rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përveç që parandalojnë kolesterinën e rritur, janë të mira kundër aritmisë sepse përmbajnë acidet omega-3.

Shega mbron nga ftohja
Shurupin e shegës është mirë ta pini sapo të ftoheni, sepse ka një mijë herë më shumë vitaminë C se portokajtë dhe limonët. Përveç vitaminës C është e pasur edhe me vitaminat D dhe E, si dhe kalcium dhe hekur, ka shpjeguar Sarah Wilson.

Boronicat ruajnë shikimin
Antioksidantët antocianine, të cilat gjenden në boronica, janë të dobishme sepse ruajnë indin në sy dhe parandalojnë mjegullimin e shikimit, por edhe ruajnë enët e gjakut. Dihet që boronicat janë të mira kundër rritjes së tumoreve. /Telegrafi/