Telegrafi

Cilat aktore kënaqin kriteret e bukurisë së përkryer?

Catherine Zeta Jones ka vija të përkryera të fytyrës, thonë në Akademinë Amerikane të Kirurgjisë Estetike (AAF-PRS). Në vend të dytë është Nicole Kidman, ndërsa vendin e tretë e ndajnë tri bukuroshet e Hollywood-it: Jennifer Aniston, Penelope Cruz dhe Gwyneth Paltrow. Pse pikërisht këto?

Sepse pikërisht fytyrat e tyre kënaqin rregullat kryesore: Fytyra e përkryer, sipas Akademisë së përmendur, është ndarë në tri pjesë të njëjta me vija të imagjinuara horizontale. Këto vija kalojnë përskaj cepit të flokëve, në rrafshin e vetullave, në rrënjë të hundës dhe në majë të mjekrës, ndërsa hunda është e gjatë sa një e treta e gjatësisë së fytyrës./Telegrafi/