Në përgjithësi në një kryqëzim T ku afrohen tre automjete, zakonisht i jepet përparësia veturës që është duke ecur drejt rrugës dhe nuk do të kthehet as majtas dhe as djathtas.
Por, cili ka përparësi në këtë rast të demonstruar përmes imazhit të mëposhtëm; shumë pak njerëz e dinë përgjigjen, transmeton Telegrafi.
Në këtë skenar, makina blu që dëshiron të shkojë drejt do të kishte përparësi. Pas makinës blu e drejta e kalimit zakonisht do t’i jepe makinës së verdhë që dëshiron të kthehet djathtas; përpos rasteve të pazakonta kur merr ndonjë sinjal trafiku.
Vetura me ngjyrë të kuqe e cila gjithashtu dëshiron të kthehet djathtas do të duhet t’i jap përparësi makinës blu dhe makinës së verdhë.