Ja disa këshilla të vlefshme për ju:
Je tip mesdhetar me lëkurë të errët?
E gjelbra smerald, është ngjyra e duhur për ty. Do të biesh menjëherë në sy dhe do të shpërndash energji pozitive dhe vitalitet.
Nëse ke lëkurë të bardhë dhe flokët bionde, ngjyra e zeza është zgjedhja perfekte. Është ngjyra e përsosur për të nxjerrë në pah fytyrën. Nëse sytë i ke të kaltër atëherë zgjidh një grim natyral. Por nëse je bionde me sy të errët, atëherë lyeji shumë.
Je flokëkuqe me lëkurë të bardhë?
Ngjyrat që të shkojnë më shumë janë e gjelbra, e kaltra e errët, vjollca e errët, ngjyra kafe dhe e bardha. Kujdes, ngjyra e kuqe ose portokalli, nuk bëjnë për ty.
Keni flokë gështenjë dhe sy të gjelbër?
Lëkurë jo shumë e bardhë? Roza antike do të ishte një zgjedhje shumë e mirë. Ngjyrat romantike ju bëjnë më femërore.
Ju keni tipare mesdhetare me flokë të errët e sy kafe?
Provo të kuqen rubin, është e përsosur për të nxjerrë në pah nuancat e syve të tu. Zgjidh një grim stil i viteve ’50-të dhe do të jesh e mrekullueshme.
Flokë të zinj dhe lëkurë të bardhë?
Atëherë zgjidh ngjyra të forta, si dhe nuanca të ndërmjetme, po kaq të fortë bëj dhe grimin. Do të dukesh një yll.