Site icon Telegrafi

Cila ngjyrë do të dominojnë sivjet?

Diamantet janë të përjetshme, por ngjyra e smeraldit është diçka me të cilën do të identifikohet viti 2013. Ky është një diktat i modës botërore, prandaj përshtatuni detajeve. Pistat e modës, në të cilat janë ekspozuar koleksionet për pranverë/verë 2013, përbëhen prej toneve të gjelbra prej smeraldi. Kjo ngjyrë theksuese do të jetë hit edhe me shkëlqimin metalik, përderisa shumë ekspertë kanë filluar ta quajnë edhe “e zeza e re" .

Ajo që paralajmërojnë aktorët e modës është fakti se kjo ngjyrë duket ndryshe në materiale të ndryshme. Ekspertët po ashtu këtë ngjyrë e sugjerojnë edhe për grim, sidomos për hijet e syve. Kjo është një ngjyrë që përputhet mirë me ngjyrën e pjeshkës, atë rozë dhe të kuqe, prandaj lehtë do ta kombinoni me buzëkuqin e kësaj nuance. Nëse ndryshe jo, të gjelbrën smerald së paku mbajeni në thonj.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version