Telegrafi

Cila nga kjo është nëna? – gruaja befason me paraqitjen e saj pavarësisht moshës

Një nënë e tetë fëmijëve e cila sfidon moshën ka tronditur rrjetin pasi ka postuar një foto me vajzat e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shumë njerëz nuk mund të dallonin secilën aty dhe komentuan se dukeshin të gjitha si motra.

Louise Young, që besohet të jetë 45-vjeçare, ndau një foto së bashkua me vajzat e saj në palestër duke ushtruar së bashku.

Nëna, nga Skocia, shpesh ndan foto të veshjeve të saj magjepsëse dhe të vajzave në llogarinë e saj në Instagram, louiseyoung1975.

Dhe paraqitja e Louise-s i ka lënë shumë përdorues të shokuar.

Pavarësisht diferencës në moshë, ajo shpesh ngatërrohet nga njerëzit duke menduar se mund të jetë motra e fëmijëve të saj.

Louise ka tetë vajza me burrin e saj, tre prej të cilave tani janë të martuara. /Telegrafi/