Renault Clio është vetura franceze më e shitur në botë e të gjitha kohërave me mbi 13 milion njësi.
Fjalët janë të mangëta të përshkruajnë atë që Renault Clio dhe katër gjeneratat e saj kanë arritur gjatë këtyre 25 viteve.
Clio, ky anëtar i pothuajse çdo familjeje evropiane në një kohë apo tjetrën ka qene vetura e parë që mori çmimin prestigjioz “Car of the year (vetura e vitit)” në dy raste të ndara.
Nga gjenerata e parë e deri tek e katërta tani, ka qenë vetura e pa konkurrencë në kategorinë e saj që edhe e bën veturën më të shitur në Evropë në vitin 2014 dhe 2015.
Suksesin e njëjtë kjo ikonë po e shijon edhe në Kosovë me gjeneratën e saj të katërt, ku për vitin e katërt radhazi pretendon ta mbyllë si vetura më e shitur në kategorinë e saj. /Telegrafi/