Testosteroni është hormon njerëzor, i cili zakonisht ndërlidhet me karakteristikat seksuale të meshkujve. Të dy gjinitë mund ta prodhojnë këtë hormon, por çfarë sasie të këtij hormoni duhet ta keni në trup?
Një studim, tani i publikuar në ‘Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism’, ka treguar se sasitë normale të testosteronit te meshkujt 19 – 39 vjet janë 264 deri në 916 ng/dL.
Diagnoza e saktë, trajtimi efektiv, parandalimi i mosbalancimit të hormoneve varen nga ajo se sa saktë i matë nivelet e hormoneve. /Telegrafi/