Site icon Telegrafi

Cila është natyra juaj dhe konstitucioni i trupit sipas Ayurvedas? Ja çfarë duhet të dini për doshat

Energjitë psikofizike, të cilat kontrollojnë funksionet trupore të njeriut, quhen Dosha

Sipas Ayurvedas, ekzistojnë tri ‘lloje kryesore të konstitucionit të një individi: Vata, Pitta dhe Kapha.

Sipas kësaj doktrine të lashtë indiane, doshat janë energjitë e jetës brenda secilit individ. Ato bazohen në pesë elemente kryesore – toka, uji, zjarri, ajri dhe eteri.

Secili element lidhet edhe me një shqisë të veçantë fizike, transmeton Telegrafi.

Doshat thuhet se janë ‘lëngje trupi’ dhe secili individ që kur lind ka një ose dy dosha, dhe treguesi më i madh janë koincidencat e karakteristikave të një doshe të veçantë dhe karakteristikat (fizike, mendore dhe shpirtërore) të një individi.

Të gjithë kemi të tri dosha të pranishme, por shpesh disa janë më dominuese se të tjerat brenda individit. Ato që janë më dominuese do ta përbëjnë karakterin.

Duke pranuar faktin se qeniet njerëzore janë pjesë e natyrës, Ayurveda përcakton tre energjitë thelbësore që udhëheqin mjediset tona të brendshme e ato të jashtme: lëvizjen, transformimin dhe strukturën.

Të njohura në sanskritisht si Vata (era), Pitta (zjarri) dhe Kapha (toka), këto forca primare janë përgjegjëse për karakteristikat e veçoritë e mendjes dhe trupit tonë. Secili prej nesh ka një proporcion unik të këtyre tri forcave që formësojnë natyrën tonë.

Për çdo element, ekziston një shprehi balance ose mosbalancimi.

Kur Vata është e balancuar, personi është i gjallë dhe kreativ, por kur ka shumë lëvizje në sistem, personi përjeton përvoja ankthi, pagjumësie, lëkurë të thatë, kapsllëk dhe vështirësi në përqendrim.

Kur Pitta funksionon në një mënyrë të balancuar, personi është i ngrohtë, miqësor, i disiplinuar, një udhëheqës i mirë dhe folës i mirë gjithashtu. Kur Pitta është jashtë balance, personi është impulsiv dhe i irrituar e vuan shpesh nga mostretja ose gjendje inflamatore.

Kur Kapha është e balancuar, personi është i ëmbël, suportues dhe i qëndrueshëm, por kur Kapha është jashtë balance, personi është i avashtë, shton në peshë dhe ka sinozit.

Një nga arritjet e Ayurvedës është identifikimi i gjendjes ideale të balancës së personit, duke përcaktuar kur janë jashtë balance dhe duke ofruar ndërhyrje me dieta, bimë, aromaterapi, trajtime me masazh, muzikë dhe meditim për të rivendosur ekuilibrin.

Pse Ayurveda është ndryshe nga mjekësia moderne?

Tek Ayurveda, çdo individ është unik dhe nuk ka dietë ose rutinë për stilin e jetesës që të mund të funksionojë për çdokënd.

Parandalimi është thelbësor. Ayurveda fokusohet në garantimin e këshillave specifike dhe udhëzimeve se si mund të kemi një shëndet fizik dhe emocional të qëndrueshëm.

Ushqimi dhe rutinat e stilit të jetesës konsiderohen si mjekimet më të rëndësishme. Nëse shkoni tek një mjek ayurvedik duke u ankuar, me shumë mundësi do të largoheni me një recetë ushqimore e jo me një recetë mjekësore.

Të gjitha elementët të shprehura përmes Vata, Pitta dhe Kapha, janë thelbësore për jetën, duke punuar së bashku për të krijuar shëndetin ose prodhojnë sëmundje.

/Telegrafi/

Exit mobile version