Rezultatet e hulumtimeve kanë treguar që birra mund të ketë ndikim pozitiv në ADN, ndërsa kafeina negativ. Në të vërtetë, shkencëtarët zbuluan që konsumimi i kafeinës mund të shkurtojë telomeret, të cilat janë si kapakë mbrojtës në qelizat e ADN-së.
Megjithatë, shkencëtarët pohojnë që është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime sepse hulumtimet janë bërë në qelizat e mykut dhe që duhen vazhduar hulumtimet për të konstatuar nëse birra apo kafja do të kenë të njëjtin ndikim edhe në qelizat njerëzore.
Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që të dy llojet e pijeve, kur konsumohen me masë, kanë ndikim të shkëlqyeshëm në shëndet.
Parandalimi i trashjes
Edhe pse është kalorike, birra mund të ndihmojë në parandalimin e trashjes, nëse konsumohet me masë. Shkencëtarët kanë zbuluar që personat, të cilat pinë 2 deri 3 gota birrë, kanë indeks më të ulët të masës trupore.
Shëndeti i eshtrave
2 gota birrë në ditë mund të ndihmojnë në parandalimin e zvogëlimit të masës eshtërore tek femrat të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë.
Parandalimi i diabetit
3 deri 4 filxhanë kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e diabetit për 7 për qind dhe zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e rezistencës ndaj insulinës.
Shëndeti i zemrës
2 filxhanë kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e sulmit në zemër për 11 për qind. Shkencëtarët ende nuk janë të sigurt se cila është arsyeja e zvogëlimit të rrezikut, por besohet që për këtë kanë merita veçoritë antioksidative të kafes. /Telegrafi/