Huawei është bërë prodhuesi më fitimprurës i telefonave Android gjatë çerekut të tretë të këtij viti, bën të ditur Strategy Analytics.
Firma hulumtuese ka deklaruar se gjiganti kinez i teknologjisë ka arritur 2.4 për qind apo 200 milion dollarë nga profiti operues i të gjithë telefonave në mbarë botën gjatë këtij tremujori.
Huawei pasohet nga Vivo dhe Oppo të cilët kanë arritur nga 2.2 për qind secila. Pas tyre vijnë kompanitë e tjera Android të cilat në kombinim kanë pjesëmarrje prej 2.2 për qind. Në grupin e fundit bën pjesë edhe Samsung.
Kjo është një rënie mjaft drastike për Samsung që ka qenë në mënyrë konstante prodhuesi më profitabil Android në vitet e kaluara.
Për këtë rënie ka ndikuar shumë dështimi i Note 7 mirëpo Samsung pritet të bëjë një rikthim të mbarë me lansimin e Galaxy S8 i cili pritet të dal në treg vitin e ardhshëm.